Aktorja kosovare Yllka Gashi, duke luajtur rolin kryesor në filmin fitues të çmimeve të Kosovës “Hive” nga Blerta Basholli Fotografi: E huazuar nga producenti Yll Uka

Parashikimet për çmimet BAFTA, Yllka Gashi në të njëjtën listë me Nicole Kidman dhe Penelope Cruz

Aktorja kosovare Yllka Gashi është renditur në mesin e 14 aktoreve të cilat kanë famë botërore dhe karrierë të bujshme, për mundësinë e futjes në listën e gjatë të nominimeve në kategorinë ‘Aktorja në rolin kryesor’, në Akademinë Britanike të Filmit (BAFTA), në Britani të Madhe.

Ky parashikim për aktoren e filmit “Zgjoi”,  është bërë nga mediumi i mirënjohur amerikan “Variety”– medium i cili bën parashikimet e nominimeve për çmimet më prestigjioze në botë, përfshirë edhe Oscar.

Në këtë listë Gashi renditet në mesin e aktoreve të cilat kanë luajtur në filmat më të vlerësuar në botë: Nicole Kidman, Olivia Colman, Penelope Cruz, Kristen Stewart, Jessica Chastain, Frances McDormand Nicole Kidman, Niamh Algar, Emilia Jones, Jessica, Chastain, Jodie Comer, Alana Haim, Olivia Colman, Penelope Cruz,Tessa Thompson, Kristen Steëart, Jasmine Batchelor, Frances McDormand dhe Lady Gaga.

Pas këtij artikulli ka reaguar aktorja Gashi duke vlerësuar se edhe nëse mbetet vetëm parashikim medial, kjo renditje do të mbes nder i veçantë për të.

“Ta shoh emrin tim, të filmit “Zgjoi”, të Blerta Bashollit e produksionit “Ikonë”, e emrin e Kosovës në këso listash, më duhet ta pranoj që zemra më bëhet mal nga gëzimi e krenaria, por edhe nga mirënjohja e falënderimi që e kam për ata me të cilët kam pasur fatin e mirë ta bëjmë këtë film,” ka shkruar Gashi në Facebook.

Raundi i parë i votimit për çmimet BAFTA është mbyllur më 3 janar. Akademia Britanike do të shpallë listën e saj të gjatë në të gjitha kategoritë më 12 janar.

Nominimet zyrtare të BAFTA do të shpallen më 3 shkurt. Çmimet BAFTA janë planifikuar të zhvillohen vendi më 13 mars. BAFTA është Akademi Prestigjioze e Filmit në botë. çmimet më të mëdha të filmit në Britani. Akademia u formua në vitin 1947 nga një grup producentësh britanikë të filmit. Ka rreth 7500 anëtarë dhe mban çmimet e filmit një herë në vit.

Në fund të dhjetorit Kosova ka arriti për herë të parë të hyjë në listën e ngushtë për çmimin Oscar me filmin “Zgjoi”.

‘Zgjoi’ me regji të Blerta Bashollit ka marrë tri çmimet kryesore:  ‘Filmi më i mirë’, ‘Regjisorja më i mirë dhe ‘Çmimin e publikut’ të “Sundance Film Festival” në SHBA.

“Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.