Paraqitja e Kosovës në Tokio 2020

11 sportistë të gjashtë sporteve të ndryshme: xhudo, mundje, not, atletikë, boks dhe shenjëtari sportive janë paraqitur sot në hapjen e Lojërave Olimpike në Tokio 2020.

Kosova është duke marrë pjesë për herë të dytë pas debutimit në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Në videot e publikuara gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Verore është para edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Vjosa Osmani

“Prej tyre, gjashtë janë me normë olimpike: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, Akil Gjakova (të gjithë nga xhudo), Egzon Shala (mundje). Me ftesë nga Komisioni Tre-Palësh janë Donjeta Sadiku (boks) dhe Drilon Ibrahimi (shenjëtari sportive), ndërsa me ftesë sipas vendeve të univerzalitetit janë atleti Musa Hajdari dhe notarët, Eda Zeqiri e Olt Kondirolli”, thuhet në njoftim.

Këto Lojëra Verore do të mbahen prej 23 korrik deri më 8 gusht të vitit 2021.