Foto: Ilustrim

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti mes dy familjeve në Berat

Policia e Beratit porsa ka marrë njoftimin se në lagjen “Barrikada” po ndodhte një konfikt ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Sipas Policisë së Shtetit, atje disa persona, pjesëtarë të dy familjeve, për motive të dobëta po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin duke përdorur mjete të forta e prerëse.

Për pasojë, kishin marrë dëmtime disa shtetas të përfshirë në konflikt, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Po gjatë konfliktit shtetasi K.Dh, ka plagosur rëndë me mjet prerës shtetasin A.A., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.Dh., 52 vjeç banues në Berat, si dhe u proçeduan shtetasit G.A., 46 vjeç, E.A., 44 vjeç, dhe M.Dh., 38 vjeçe .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale për shtetasin K.Dh “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë në bashkëpunim” për 3 shtetasit e tjerë.