Foto: Policia e Kosovës
Parandalohet një rast i kontrabandës nga Serbia, arrestohet një shtetas serb
Policia në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë arritur të parandojnë një rast të kontrabandës me mallra nga Serbia.
Siç njofton Policia, më 14.08.2024, rreth orës 15:30, në rrugën Dobrosinë-Gjilan janë vërejtur dy automjete me targa serbe duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
Zyrtarët e TASK FORC-së, thuhet se i kanë njoftuar edhe njësitet tjera, përfshirë ato të doganës dhe rreth orës 16:45, automjetet që dyshohej se me to po kryhej kontrabandë me mallra, janë sinjalizuar për ndalje në Graçanicë nga zyrtarë të Doganës së Kosovës.
Dy drejtuesit e automjeteve nuk kanë zbatuar urdhrat e zyrtarëve doganorë që ishin me uniformë dhe veturë zyrtare.
Ndërsa, pas kësaj është arritur të ndalet vetëm njëra veturë me drejtues të dyshuarin V.B., i moshës 36 vjeçar shtetas i Serbisë.
Kurse, automjeti tjetër me drejtues të dyshuarin: F.M., ka arrit të ikë në drejtim të panjohur duke shkaktuar disa aksidente.
Në koordinim edhe me organet e drejtësisë janë kontrolluar lokali edhe shtëpia e të dyshuari në Hajvali-Prishtinë. E në të njejtën është hasur mall (pajisje elektrike) me origjinë serbe, që dyshohet të jetë futur në vendin tonë si kontrabandë.
Me këtë rast, thuhet se është arritur që të parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra nga Serbia.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me prokurorin e shtetit i cili ka dalë në vendngjarje dhe ka lëshuar vendim mbi ndalimin e të dyshuarit të arrestuar për 48 orë – kështu bëhet e ditur nga njoftimi i Policisë së Kosovës, më 15.08.2024.