Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje me 07.11.2024 në fshatin Bubë të Zubin Potokut njësiti i KFOR-it ka hasur në një veturë të cilën e kishte braktisur një i dyshuar, që kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Sipas Policisë, vetura kishte të ngarkuar birra që dyshohet se janë të kontrabanduara.

Vetura e dyshuar bashkë me mallin është dërguar në terminalin doganor.