Parandalohet kontrabandimi i 18 krerëve dhi që dyshohet se ishin futur ilegalisht nga Serbia
Policia e Kosovës njoftoi se kanë parandaluar një rast të kontrabandës me kafshë, më 14.09.2024.
Parandalimi i kontrabandës me kafshë është realizuar në kuadër të aktiviteteve për parandalim dhe luftim e kontrabandës në pika kufitare të Njësisë e Task Forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje.
Sipas njoftimit të Policisë, kontrabanda me kafshë është parandaluar rreth orës 07:40, kur është identifikuar e më pas ndaluar një i dyshuar, 29-vjeçar nga Kamenica derisa ishte duke kontrabanduar 18 krerë dhi.
Policia njofton se 18 krerë dhi që ishin duke u kontrabanduar nga i dyshuari ishin futur nga territori i Serbisë në Kosovë.
“Policia ka identifikuar dhe ndaluar në fshatin Hodonocë të Kamenicë një veturë me targa vendore drejtuar nga dyshuari mashkull kosovar me iniciale A.Q., i moshës 29 vjeqar nga Kamenica i cili është zënë në flagrancë duke bërë kontrabandë me 18 krerë dhi. Dhitë dyshohet se janë futur përmes rrugëve ilegale malore nga territori i Serbisë në territorin e RKS-së dhe ishin pa matrikula dhe dokumentacion përkatës” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 14.09.2024.
Tutje, Policia ka bërë të ditur se për këtë rast janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtim të mëtutjeshëm sipas procedurave.
“Janë njoftuar inspektorët e AUV-it (Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë) si dhe prokurori kompetent, me udhëzim të së cilit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kafshët e konfiskuara i dorëzohen Doganës së Kosovës” – njofton Policia.