Parandalohet kontrabandë me 1200 palë veshje sportive në rrugën Viti-Gërlicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë kanë parandaluar një kontrabandë me mallra, në rrugën Viti-Gërlicë. 

Sipas një njoftimi, të shtunën, më 23.11.2024, Dogana ka ndaluar për kontroll një automjet Mercedes Benz, furgon, me targa vendore, i cili po drejtohej nga 32 vjeçari kosovar V.Q . 

Gjatë kontrollit, raportohet se është parë se në mjet kishte të ngarkuar tekstil të markave tregtare të mbrojtura (1200 palë trenerka- veshje sportive), për të cilin mall, sipas Doganës nuk kishte dokumente mbi prejardhjen e mallit. 

Vlera e mallit, ishte afër 10 mijë euro, siç bëhet e ditur nga Dogana. 

“Malli  dhe automjeti dërgohen në terminalin doganor ku me rastin janē duke u marrun  njësitet e doganës së Kosovës”- thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.