Parandalohet kontrabanda e mallrave nga Serbia në Kosovë - FOTO

Policia e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e disa mallrave. Sipas njoftimit të PK-së, njësia e taskforcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta dhe vëzhgimit, në prita të befasishme, ka arritur të vërejë dhe përcjellë hyrjen e disa mallrave përmes rrugëve malore ilegale nga Serbia në Kosovë.

“Si rrjedhojë janë kapur mallra të ndryshme, si pije alkoolike, mish i bluar, pjesë të automjeteve, fletore, etj” është bërë e ditur në njoftimin e PK-së.

“Njësia e Policisë Kufitare me mbështetjen e Hetimeve Rajonale dhe në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit janë duke punuar intensivisht për hetimin e rastit si dhe parandalimin e rasteve të tilla, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme”, është thënë tutje në njoftim.