Foto: Shërbimi Korrektues i Kosovës
Parandalohet futja e USB-ve në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
02.9.2024 - 16:46
Në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës është parandaluar futja e kontrabandës, konkretisht disa USB-ve, sot rreth orës 10:00.
“USB-të janë lokalizuar, vizita është anuluar, dhe rasti po hetohet” – thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK).
Në fotografitë e publikuara shihet se USB-të ishin fshehur në rroba.
Shërbimi Korrektues thotë se mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe se nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve.