Ilustrim

Parandalohet futja e një substance të dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Gjlan

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se kanë arritur të parandalojnë futjen e një substance të dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Sipas SHKK-së, substanca e dyshuar narkotike është gjetur gjatë kontrollit të të burgosurit.

“Sot (31.08.2024) rreth orës 12:00, në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit, gjatë kontrollit të pranimit të një të burgosuri, në rrobat e tij është gjetur një substancë e dyshuar narkotike. Substanca e dyshuar narkotike është lokalizuar, ndërsa për rastin është njoftuar policia”- thuhet në njoftim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka thekuar se mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe se nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve.