Parandalimi i coronavirusit: Albin Kurti me shefin e EULEX-it përshëndetën pa i shtrëguar duart

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë takimit me shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark nuk janë përshëndetur me dorë.

Kjo, ashtu siç ka deklaruar edhe mbrëmë kryeministri, nuk do të përshëndet me dorë askënd, si masë parandaluese ndaj përhapjes së coronavirusit.

“Nga sot unë nuk ja jap dorën më asnjë ministri dhe asnjë personi, po sqaroj që kjo nuk ka të bëjë me raportet tona por me coronavirus”, ka deklaruar Kurti, të mërkurën në një konference për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Në një fotografi të publikuar në “Facebook” nga këshilltari politik i Kurtit, Erzen Vraniqi, shihet së Kurti dhe Wigemark janë përshëndetur me bërryla.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbylljen e institucioneve shkollore në tërë vendin deri më datë 27 mars.

“Ndërprerja e procesit edukativo -arsimor deri më 27 mars në të gjitha nivelet, me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna, kjo masë nuk vlen për punëtoret shëndetësor dhe të sigurisë

Pezullimi i përkohshëm ajror dhe tokësore nga vendet me rrezik të lartë

Kontrolli i obliguar i udhëtareve në të gjitha hyrje daljet të gjithë qytetarëve që vijnë nga vendet epidemike

Vetëkarantim i detyruar për  ata që hyjnë nga zonat me rrezik të lartë dhe të mesëm, nëse nuk mund të karantinohen rekomandohen të vendosen në karantina të përbashkëta të përcaktuara nga qeveria e Kosovës.

Aktivitete publike dhe jopublikë të mbyllura pa praninë e publikut si: ngjarje tubime sportive, koncerte, konferenca deri në një vendim tjetër.

Të ndalohet veprimtaria e klubeve restoranteve, klubeve të natës , palestrave pishinave pas orës 23:00.

Të ndalohet eksporti i pajisjeve , materialeve medikamenteve nga ana e operatoreve ekonomik dhe prodhueseve përveç me vendim të qeverisë

Të gjitha institucionet qeveritare  si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të marrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimit të ministrisë së  shëndetësie që kanë të bëjnë më masa të përforcuara higjienike

Të gjitha ndërmarrjet  publike dhe kompanitë private që kryejnë transport publik të udhëtarëve obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportueseve

Të ndalohet transporti i i organizuar ndërkombëtar si më autobusë, minibus drejte vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas

Personat fizik dhe juridik të cilët nuk i respektojnë dhe i shkelin rekomandimet do të ndëshkohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Varësisht me situatën vendimet do të ndryshohen dhe plotësohen”.

Propozimi u votua nga kabineti qeveritar.

Qeveria u mblodh në një takim të jashtëzakonshëm pas situatës së krijuar pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur pandemi lidhur me coronavirusin.