Paralajmërohet punë praktike për 10 mijë të rinj kosovarë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se ka filluar koordinimin për angazhimin e 10 mijë të rinjëve në punë praktike.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, citohet të ketë thënë se për këtë qëllim, në bashkëpunim me UNICEF-in janë zotuar që në kuadër të “Generation Unlimited” 10 mijë të rinjve të ju ofrojnë mundësinë e punës praktike në kompanitë private që janë pjesë e rrjetit CSR Kosova.

Tutje, thuhet se koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara Ulrika Richardson, u shpreh se ndryshe nga vendet e tjera të Evropës Kosova ka një popullësi të re, e cila mund të bëhet motor për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Kështu, ajo theksoi se Kosovo Generation Unlimited “do të ju ofrojë të rinjve një qasje dinamike për t’u aftësuar profesionalisht, si në aspektin e punës praktike ashtu edhe në zhvillimin e aftësive të buta”.