Paralajmërohet mbyllje totale e gastronomisë dhe qendrave tregtare nga 6 deri më 18 prill
Nga data 6 prill e deri me datën 18 prill pritet që të ketë mbyllje totale të gastronomisë dhe qendrave tregtare.
Kështu kanë konfirmuar nga Shoqata e Gastronomëve për KALLXO.com pas takimit që e kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Gastronomia dhe Qendrat Tregtare pritet të mbyllen për 12 ditë, nga data 6 prill e deri më 18 prill është diskutuar në takim që të ketë mbyllje totale”, thuhet në deklaratën e shoqatës.
Në anën tjetër, Institucionet kryesore në vend nuk janë deklaruar ende rreth mbylljes së gastronomisë dhe qendrave tregtare. Gjithashtu nuk është deklaruar as nëse do të ketë orë policore.
Kjo mbyllje vjen pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë. Sipas institucioneve shëndetësore në Kosovë është rritur numri i të hospitalizuarve ku 80% e tyre janë në oksigjenoterapi. Edhe numri i vdekjeve është rritur ditëve të fundit.