Paralajmërohet grevë më 11 maj në të gjitha njësitë operacionale të KEDS/Kesco

Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE) ka njoftuar se më 11 maj do të ketë grevë një orëshe në të gjitha njësitë operacionale të KEDS/Kesco që do të fillojë prej orës 08:30.

Në njoftimin e tyre FSPE ka bërë të ditur se këtë vendim e kanë marrë pas refuzimit të menaxhmentit për realizimin e kërkesës për ngritje page në vlerë prej 100 euro.

Pas refuzimit të menaxhmentit për realizimin e kërkesës për ngritje page në vlerë prej 100€, kryesia e FSPE-së sot në mbledhje vendosi:

“Më datë 11 maj, duke filluar nga ora 08:30 të filloj grevën një-orëshe, në të gjitha njësitë operacionale të KEDS/Kesco. Të formohet Këshilli Grevist i punëtorëve të KEDS/Kesco dhe të gjithë anëtarët e kryesisë së FSPE-së janë pjesë e këtij Këshilli. Ky hap do të jetë vetëm hapi i parë sindikal dhe nuk do të ndalemi deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve”, thuhet në njoftimin e tyre.

Gjatë ditës së sotme Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), kanë paralajmëruar se me datën 12 maj do të mbajnë grevë 1 orëshe, për të punësuarit e sektorit publik, ndërsa më 20 maj është paralajamëruar protestë.

Ndërkaq, me 8 prill BSPK kishte mbajtur një protestë në Prishtinë ku i kishte parashtuar disa kërkesa për Qeverinë e Kosovës.

Nis protesta e BSPK-së – Pamje