Paralajmërohen ndërprerje të ujit nesër në Drenas

Kompania e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të punimeve, nesër do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm në komunën e Drenasit.

Sipas njoftimit të tyre, në Drenas nuk do të ketë ujë të pijshëm nga ora 10:00 deri në ora 20:00.

“Si shkak i punimeve teknike nga Ndërmarrja “Iber Lepenc ” në Bivolak, gjatë ditës së nesërme, 24 shkurt , e mërkurë, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit me rrethinë”, thuhet në njoftimin e tyre.