Paralajmërohen masa për ndalimin e kombi-busëve Mitrovicë-Vushtrri-Prishtinë

Në një takim të mbajtur në mes Komunës së Vushtrrisë dhe Mitrovicës së Jugut është paralajmëruar ndalimi i qarkullimit të kombi-busëve për udhëtarë në realicionin Mitrovicë-Vushtrri-Prishtinë.

Në këtë takim sipas komunikatës kanë marrë pjesë edhe  këshilltarë të ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës, zyrtarë policor të Trafikut Rrugor, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat dhe përfaqësues nga transporti rrugor ndër urban të udhëtarëve në Mitrovicë.

 

 

KALLXO.com ka raportuar se si Shoqata se Autobusëve të regjionit të Mitrovicës dhe kombi-busëve kishin kërkuar largimin e linjave të transportit illegal.

Ndërkohë vozitës së kombi-busëve ishin shprehur se janë në pritje të ndërtimit të stacionit të autobusëve në Vushtrri dhe të gjendet një zgjidhje për ta.