Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Paralajmërimi për protestë, kryetarja e Gjykatës Speciale anulon vizitën e paraparë në Gjilan

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e ka anuluar vizitën e paralajmëruar për nesër në Gjilan.

Sipas një njoftimi të Gjykatës Speciale, anulimi vjen pas paralajmërimit për mbajtjen e protestave kundër saj dhe kundër Gjykatës Speciale.

Njoftimi bën të ditur se kryetarja Trendafilova aktivitetin do ta zhvillojë online në ora 10:00.

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) kishte njoftuar se nesër do të mblidhen nga ora 10:00 në Gjilan për të kundërshtuar vizitën të Trendafilovas.

Kjo protestë është përkrahur edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

OVL UÇK mbështet protestën kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale