Një tank rus T-72B3 qëllon ndërsa trupat marrin pjesë në stërvitjet në poligonin e qitjes Kadamovskiy në rajonin e Rostovit në Rusinë jugore, më 12 janar 2022. - Copyright AP/Copyright 2021 The Associated Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Paralajmërimi nga SHBA: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën pas dështimit të bisedimeve

Zyrtarët amerikanë paralajmëruan të premten se një përpjekje ruse është duke u zhvilluar për të krijuar një pretekst për trupat e saj për ta pushtuar Ukrainën, shkruan sot Euronews.

Ne jemi të shqetësuar se qeveria ruse po përgatitet për një pushtim në Ukrainë që mund të rezultojë në shkelje të përhapura të të drejtave të njeriut dhe krime lufte nëse diplomacia nuk arrin ti përmbushë objektivat e saj,” tha sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki gjatë një konferencë për media.

“Si pjesë e planeve të saj, Rusia po hedh bazat për të pasur mundësinë e sajimin e një preteksti për pushtim.”

Paralajmërimi erdhi pasi faqet ukrainase të internetit ukrainase u sulmuan pas një sulmi kibernetik “masiv”. Shtatë faqet e internetit të ministrisë u sulmuan përfshirë edhe faqet e internetit të kabinetit, thesarit, shërbimet e urgjencës dhe shërbimeve shtetërore.

Një porosi në faqen e internetit paralajmëroi ukrainasit që të “prisnin më të keqen”.

Zëdhënësi i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikoll, tha se hetimet ishin “në vazhdim”, por se shërbimet e tyre kishin marrë “indikacione paraprake” që sugjeronin se prapa sulmit qëndrojnë hakerët e lidhur me shërbimet sekrete ruse.

Zyrtarët amerikanë dhe ata perëndimorë kanë qenë të shqetësuar për një pushtim të mundshëm të Rusisë, pasi dhjetëra mijëra trupa ruse janë në kufirin e vendit.

Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha të enjten se komuniteti i inteligjencës amerikane nuk ka bërë një vlerësim nëse rusët kanë vendosur përfundimisht të ndërmarrin një kurs veprimi ushtarak.

Por Sullivan tha se Rusia po i krijon bazat për pushtim nën pretendime të rreme nëse Putin vendos të shkojë drejt asaj rruge.

Paralajmërimi i SHBA erdhi pas negociatave midis Rusisë dhe SHBA-së në Evropë që synonin ndalimin e krizës në përshkallëzim.

Rusët kanë kërkuar që NATO të mos zgjerohet për të përfshirë Ukrainën ose shtete të tjera ish-sovjetike, por SHBA i ka quajtur kërkesa të tilla si jo-fillestare.

SHBA-ja ka thënë se është e gatshme të negociojë me Moskën për vendosjet e mundshme të ardhshme të raketave sulmuese në Ukrainë dhe vendosjen e kufijve për stërvitjet ushtarake të SHBA-së dhe NATO-s në Evropën Lindore.