Paralajmërimi i Rexhep Selimit: Nuk u frikohemi kërcënimeve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se nuk i frikohen kërcënimeve.

Këtë deklaratë ai e bëri teksa po komentonte një aktivitet të aktivistëve të AAK-së jashtë objektit të Qeverisë me një arkivol.

“Nuk i kuptojmë mesazhet e opozitës me arkivol. A është kërcënim kjo? A mendoni që na ndalë?”, pyeti Rexhep Selimi, duke theksuar se nuk u frikohen kërcënimeve.

Rreth këtyre komenteve reagoi deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

“Nuk është kërcënim, është aksion simbolik”, tha Haradinaj.

KALLXO.com raportoi rreth këtij aktiviteti të aktivistëve të AAK-së.

Policia përgënjeshtroi deklaratat e AAK-së për kinse arrestimin e këtyre aktivistëve.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit është duke u mbajtur rreth vendimit të Qeverisë për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve serbe e boshnjake.

Kjo seancë është thirrur me kërkesë të 41 deputetëve të opozitës.

Kryeministri Kurti ka paralajmëruar se më 15 mars do ta heqë tarifën ndaj lëndës së parë nga Bosnja e Serbia.

Tarifa ndaj mallrave serbe u vendos në nëntor 2018 nga ish-Qeveria Haradinaj.

Ky i fundit ka bërë thirrje disa herë që tarifa të mos hiqet deri në njohjen e Kosovës shtet nga Serbia.