Foto: REL/Shutterstock

Paralajmërimi i guvernatorit: Zyrtarët shtetërorë në Nju Jork duhet të vaksinohen ose të bëjnë teste javore

Të gjithë punëtorët shtetërorë në Nju Jork do të jenë të detyruar të vaksinohen ose do të kryejnë teste javore për të dëshmuar se nuk janë të infektuar me COVID-19.

Kështu ka paralajmëruar guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo.

Thirrjet për vaksinim janë shtuar pas përhapjes së madhe të variantit Delta në këtë shtet.

Thirrja dhe paralajmërimi i guvernatorit erdhi pas ditë më parë diç të ngjashme paralajmëroi edhe kryebashkiaku Bill de Blasio, i cili tha se të gjithë zyrtarët qeveritarë të Nju Jorkut duhet të vaksinohen ose të tregojnë rezultatet e testeve.