(Ilustrim) Dëmet e shkaktuara nga erërat e forta në Prishtinë - Foto: Rtv21
Paralajmërime për erëra të forta në kryeqytet, Komuna e Prishtinës apelon për kujdes
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë orëve në vijim priten erëra të forta, të shoqëruara me reshje shiu, derisa në orët e vona të natës, sipas parashikimeve të motit, pritet të ketë edhe reshje të borës në kryeqytet.
Andaj, për këtë, Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes duke siguruar objektet e lëvizshme në ballkone ose oborre për të shmangur dëmet nga era dhe të reduktojnë lëvizjet e panevojshme gjatë motit të rënduar.
Komuna u ka bërë thirrje edhe vozitësive për të shmagur parkimet pranë pemëve ose objekteve të rrezikshme.
“Ekipet tona të emergjencave janë në gatishmëri të plotë për çdo situatë të mundshme. Për ndihmë apo raportime, mund të kontaktoni Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca në numrin 0800 122 33 ose 122 44.Së bashku, të kujdesshëm, e kalojmë çdo sfidë”- thuhet në njoftimin e Komunës, sot më 22.11.2024.