Foto: Ilustrim

Paraburgim të miturit që dyshohet se sulmoi babanë e deshi ta djegë shtëpinë

Gjykata e Prizrenit e ka dërguar në paraburgim të miturin H.L nga Prizreni pasi i njëjti dyshohet se ka kryer dhunë në familje dhe ka sulmuar zyrtarin policor.

Paraburgimi iu shqiptua pasi dyshohet se e ka sulmuar babanë e tij dhe ka ndërmarrë veprime për ta djegur objektin ku banojnë.

H.L sipas vendimit të gjyqtarit Fidan Hoxha do të qëndroj në paraburgim deri me datën 14 mars.

Ai po ashtu dyshohet se ju ka rezistuar zyrtareve policor dhe duke i sulmuar, njërit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas gjykatës sjellja e mëparshme e tij, rastet e dhunës në familje në të cilat dyshohet se është i përfshirë paraqesin rrezikun që ai mund të vazhdojë kryerjen e këtyre veprave, andaj duke i pasur parasysh këto arsye të njëjtit i shqiptohet masa e paraburgimit.