Foto: Ilustrim

Paraburgim të dyshuarit për shantazh të publikimit të fotove intime të koleges

Gjykata në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit F. M.

F.M, po dyshohet se e ka ngacmuar një grua me publikim të disa fotografive, të cilat i pandehuri i kishte bërë të dëmtuarës në vendin e saj të punes.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri fillimisht është njohur me të dëmtuarën E. I., në vendin e njëjtë të punës dhe pasi që të njëjtën e ka fotografuar nudo i pandehuri në vazhdimësi me qëllim të shqetësimit, frikës dhe cenimit të dinjitetit të dëmtuarës e ka kanosur të njëjtën, duke i thënë se fotot do t’ia publikonte në shoqëri, familje, nëse e njëjta nuk del me të”, njofton Gjykata e Gjilanit.

 Tutje thuhet se Gjykata e ka refuzuar kërkesen e avokatit të tij për caktimin e një mase më të butë, duke konsideruar se paraburgimi ka qenë masa adekuate në këtë fazë të procedurës.

 “Gjyqtari i procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësit të pandehurit, për caktimin e masave alternative, duke konsideruar se caktimi i masës së paraburgimit krijon kushte për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, përfundon njoftimi i Gjykates.