Paraburgim për zyrtarin e Postës në Gjilan për përvetësim të 16 ndihmave sociale

Prokuroria Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve për zyrtarin e PTK-së në Gjilan, i dyshuar për përvetësim në detyre.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan, në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit B.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Përvetësimi në detyrë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka bërë të ditur se masa e paraburgimit është caktuar për të dyshuarin nën dyshimet se B.M, në cilësinë e zyrtarit në PTK, në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, gjatë muajit tetor 2020, ka përvetësuar 16 ndihma sociale, të dedikuara për përfituesit e ndihmave sociale, në vlerë prej 1 mijë e 700 euro.

I dyshuari B.M., me urdhër të prokurorit kujdestar gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

KALLXO.com ka raportuar dje për arrestimin e zyrtarit të PTK.

Arrestohet një punëtor i Postës