Paraburgim për tre prizrenasit e dyshuar për sulm ndaj personelit shëndetësor

Gjykata në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit për tre persona të cilët dyshohet se kanë sulmuar persona zyrtar brenda një institucioni shëndetësor.

Sipas njoftimit, të pandehurit V.M., D.M., dhe E.M., u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nën dyshimet se në bashkëpunim kanë sulmuar personelin shëndetësor në Prizren.

Gjykata në Prizren ka bërë të ditur se të njëjtëve ju është caktuar masa e paraburgimit pasi që vepra është kryer në institucion shëndetësor, ku ofrohen shërbime mjekësore, kurse objekti është i çastshëm 24 orë,  dhe ekziston rreziku që të njëjtit ta përsërisin veprën penale.

“Të njëjtit shprehin një agresivitet të lartë me sulm fizik të dhunshëm duke sulmuar personelin mjekësor në vendin e punës dhe po të lihen të pandehurit në liri, të njëjtit do ta përsërisin prapë veprën e njëjte, ose të kryej ndonjë vepër tjetër edhe më të rëndë, andaj kjo është bazë e mjaftueshme për gjykatën që ndaj tyre të caktoj masën e paraburgimit nga kjo bazë ligjore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës në Prizren.