Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Paraburgim për të pandehurin nga Suhareka, dyshohet se e ngacmonte fqinjen e tij

Gjykata e Prizrenit ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin për ngacmim.

Sipas njoftimit, i pandehuri A.B., nga Suhareka, që nga data 4 janar në vazhdimësi deri më 15 maj 2021,  ka vënë nën vëzhgim të dëmtuarën, me qëllim të ngacmimit dhe frikësimit.

Sipas njoftimit, i pandehuri jeton në të njëjtin objekt banesor me të dëmtuarën dhe në këtë mënyrë, sipas njoftimit, i pandehuri vazhdimisht e vëzhgonte të dëmtuarën si dhe e keqpërdorte numrin e telefonit të saj, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri tek e dëmtuara.

“Gjithashtu me rastin e caktimin të paraburgimit gjyqtari i procedurës ka marrë parasysh faktin që i pandehuri të dëmtuarën e ka ngacmuar edhe më herët të cilin ngacmim e dëmtuara e ka lajmëruar në polici, duke e mbajtur të dëmtuarën nën vëzhgim tek e cila ka shkaktuar shqetësim në vazhdimësi, andaj si pasojë e këtyre veprime antiligjore, rrezikshmërinë dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, kjo sjellje e të pandehurit dhe sjelljet në vazhdimësi të ngjashme të tij si dhe i njëjti është recidivist fakt ky që tregon se është i padisiplinuar dhe i pa përmirësueshëm e arsyetojnë dyshimin e bazuar se me qëndrimin e tij në liri, mund të përsëris veprën penale të natyrës së njëjtë apo të kryej ndonjë vepër tjetër penale”, thuhet në njoftim.