Foto: Ilustrim

Paraburgim për të dyshuarin që dhunoi seksualisht një të mitur

I është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore në Prizren një personi i cili dyshohet se ka dhunuar seksualisht një të mitur.

“Kjo masë të pandehurit do t’i llogaritet prej datës 02.02.2021 deri me datën 04.03.2021“, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur edhe se si ka ndodhur ngjarja për të cilën dyshohet personi në fjalë.

“Fillimisht në orët e pasdites dhe sërish në orët e vona të mbrëmjes, brenda të njëjtës ditë, derisa viktima – e mitura, gjendej e vetme në shtëpi, i pandehuri e shfrytëzon momentin e volitshëm futet në shtëpinë e saj dhe paraprakisht e grushton në fytyrë, e detyron të zhvishet dhe pa pëlqimin e saj e detyron të kryej marrëdhënie seksuale”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje posa kanë filluar, në vijim të procedurës duhet të dëgjohet, i pandehuri, dëshmitarët, po ashtu në këtë çështje duhet të mblidhen edhe provat të tjera, andaj është konstatimi i gjykatës se caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për rrjedhën normale të kësaj procedure penale. RTV21