Paraburgim për të dyshuarin për 'vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje'

Gjykata e Prizrenit, ka caktuar e masën e paraburgimit, ndaj të pandehurit R.K., për veprën penale, vrasja e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i pandehuri më 8 shkurt të këtij viti, në Prizren, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin V.H., me të cilin ishin përleshur fillimisht, e më pas i drejtohet me armë zjarri duke shtënë në drejtim të dëmtuarit V.H, për ta qëlluar nga mbrapa në pjesën e kraharorit, derisa me këtë rast vë në rrezik jetën e pjesëmarrësve tjerë në rrahje dhe kalimtarëve të rastit.

Gjithashtu i pandehuri R.K., më datën e njëjtë në kundërshtim me ligjin mbi armët, ka poseduar armën e zjarrit – revolen me 2 fishekë, thuhet në njoftimin e gjykatës.