Foto: Ilustrim

Paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj të miturave në Prishtinë

Një muaj paraburgim i është shqiptuar burrit me iniciale B.A i cili dyshohet për sulm seksual ndaj dy dy të miturave nën moshëm 14 vjeçare.

Gjykata e Prishtinës ka konstatuar se  duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale si dhe moshën e të dëmtuarave, ekziston rreziku se nëse i pandehuri ndodhet në liri, mund të përsërisë vepër penale të njëjtë apo të ngjashme.

Gjykata e Prishtinës e ka udhëzuar të pandehurin se ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.