Policia/Ilustrim

Paraburgim për të dyshuarin i cili sulmoi seksualisht 13 vjeçaren në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin Sh.B, nën dyshimet për sulm seksual.

Sipas njoftimit të bërë nga Gjykata në Prizren, Sh.B., para katër ditëve, ka marrë me veturën e tij të miturën, 13 vjeçare.

“I pandehuri Sh.B., ka prekur të dëmtuarën në këmbë afër gjurit dhe në pjesë të ndryshe të trupit, deri në momentin kur vetura është ndaluar nga policia”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka bërë të ditur se kur policia ka ndaluar veturën, ka shoqëruar në polici të dyshuarin.

“Qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje sa po kanë filluar andaj nëse i pandehuri lihet në liri, ka arsye për të besuar se i njëjti do të ndikojë tek fëmija si dëmtuar apo edhe familjarët e saj në ndonjë mënyrë të caktuar, për të ndryshuar deklarimet apo edhe të asgjësojë apo fsheh ndonjë provë materiale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.