Paraburgim për personin që dyshohet se goditi policin me veturë

Driton Podrimqaku është dërguar gjatë ditës së sotme në paraburgim me vendim të Gjykatës së Pejës.

I njëjti është arrestuar gjatë ditës së djeshme pas disa ditësh kërkim nën dyshimin se ka kryer veprën penale – sulm ndaj personit zyrtar.

KALLXO.com mëson se Podrimqaku gjatë ditës së sotme ka dalë para gjykatësit të procedurës paraprake në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Pejës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit.

Podrimqaku dyshohet se me datë 13 prill ka goditur me veturë një zyrtar policor gjatë një aksioni policor në afërsi të Radavcit.