Paraburgim për mashtrim me parcela në vlerë të 800 mijë frangave zvicerane

Një person është paraburgosur nën dyshimin se ka mashtruar disa klientë për shitblerje të parcelave.

I paraburgosuri M. SH. dyshohet se ka mashtruar të dëmtuarit E. M. dhe Z. M. ashtu që sipas kontratës iu ka shitur 8 parcela në shumë prej 800 mijë franga zvicerane, ndërsa në realitet ata kanë blerë 7 parcela prej të cilave 6 kanë qenë të shitura paraprakisht.

Dosja e prokurorisë tregon se në 6 shtëpitë që janë shitur të dëmtuarve veçse kanë qenë duke jetuar personat që paraprakisht i kanë blerë pronat me shtëpitë e banimit.

Këto parcela me shtëpi banimi gjenden në fshatin Kmetovc në Gjilan.

Paraburgimi të dyshuarit i është caktuar për 30 ditë.