Foto: KALLXO.com

Paraburgim për gjysmën e të pandehurve që u arrestuan dje nga IPK-ja

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj 25 të pandehurve të cilët janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Inspektorati Policor i Kosovës në operacionin e quajtur “Pika”, gjatë të cilit u arrestuan 48 policë dhe dy zyrtarë të Doganës së Kosovës.

Gjykata e Prishtinës ka thënë se për të arrestuarit ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer këto vepra penale: Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar; Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotorpe dhe analoge; Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar; Marrja e ryshfetit; Ushtrimi i ndikimit dhe kontrabandimi i mallrave.

Tutje në njoftim është treguar se gjatë ditës është mbajtur seanca dëgjimore edhe për 25 të pandehur të tjerë të cilët, po ashtu janë arrestuar nga IPK dje gjatë ditës.

Mirëpo, vendimi për këta të pandehur, sipas Gjykatës pritet të merret nesër.

Të pandehurit për të cilët është caktuar sot masa e paraburgimit, sipas Gjykatës, janë: A.K., A.Sh., A.H., B.L., D.L., F.S., F.Gj., G.A., G.H., G.Sh., G.T., H.D., H.P., H.H., I.D., I.D., I.T., K.S., L.H., M.B., R.T., S.M., Xh.H., Xh.H. dhe Xh.L.

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht lidhur me rastin.