Paraburgim për gjilanasin e dyshuar se e rrahu babanë e tij

30 ditë paraburgim i janë caktuar burrit me iniciale G.S, pasi dyshohet se ka sulmuar babanë e tij.

Sipas prokurorisë , i pandehuri e ka kapur babanë e tij për fyti pastaj e ka grushtuar në pjesën e majtë  të nofullës duke i shkaktuar gjakderdhje nga goja.

Sipas njoftimit të gjykatës pasi janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, ndërsa për këtë vendim palët kanë të drejtën për ankesë.