Prapa grilave - Ilustrim

Paraburgim për burrin që rrahu gruan me grushte

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj të pandehurit N. G., nën dyshimet se ka rrahur gruan e tij.

Në bazë të njoftimit, Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit N. G., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.

Sipas Gjykatës në Prizren, para dy ditëve, në shtëpinë e tyre familjare i pandehuri N. G., i ka shkaktuar gruas së tij lëndime trupore duke e rrahur.

I gjithë rasti ka filluar pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme, derisa në ditën kritike e dëmtuara kur është kthyer në shtëpi, burri i saj e ka sulmuar duke e kapur për flokëve dhe për gjoksi, e duke e goditur me grusht në kokë, ka tentuar të kap një dru për ta goditur, por viktima ka arritur që të largohet jashtë shtëpisë.

“Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje posa kanë filluar, do të merret në pyetje e dëmtuara, dhe i pandehuri lidhur me rrethanat me mënyrën e kryerjes së veprës penale, kurse në rrjedhjen e mëtejme do të mblidhen prova të tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale”, thuhet në njoftim.