Paraburgim për burrin nga Podujeva, dyshohet se kërcënoi me revole 4 bashkëvendas

Gjykata e Prishtinës sot ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit H.J., i dyshuar për veprën penale – kanosje.

Gjykata njofton se më 25 prill 2020, në fshatin Reqicë të Podujevës, i pandehuri H.J. pas një mosmarrëveshjeje me S.Z. dhe tre vëllezërit e tij, pasi kishin filluar të grindeshin, i pandehuri kishte nxjerrë nga brezi revolen e kalibrit të panjohur me qëllim që ndaj të dëmtuarve të shkaktonte ankth, frikë dhe pasiguri.

Sipas njoftimit të Gjykatës, të pandehurit i është caktuar masa e parburgimit pasi ekziston rreziku se i njëjti mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë si dhe ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale.