Paraburgim nuses së dyshuar për rrahjen e vjehrrit dhe vjehrrës

Gjykata e Prizrenit i ka caktuar paraburgim të dyshuarës B.T. nga Prizreni, për shkak se e njëjta po dyshohet të ketë kryer veprat penale lëndim i lehtë trupor, dhe dhunë në familje.

Sipas Prokurorisë së Prizrenit rasti dyshohet të ketë ndodhur me datë 13, ditën e premte në orën 09:30 të mëngjesit.

Rasti ka ndodhur në shtëpinë e përbashkët, ku e dyshuara B.T, ka ushtruar dhunë, keqtrajtim brenda familjes, e cila në ditën kritike, pasi që fillimisht është fjalosur me të dëmtuarin (vjehrrin) e më pas edhe me të dëmtuarën (vjehrrën) e saj, e dyshuara B.T i ka sulmuar duke i goditur me grusht në fytyrë dhe shqelma.