Foto-ilustrim

Paraburgim ndaj të dyshuarit për grabitje në një pompë të derivateve në Prizren

Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimin prej një muaji ndaj të dyshuarit për përfshirje në grabitje të një pompe të derivateve.

Gjykata ka njoftuar se i pandehuri S.H, më 3 mars, në orët e hershme të mëngjesit në pompën e derivateve,  me një person tjetër përmes kanosjes kanë përvetësuar pasuri të kundërligjshme.

Të njëjtit kanë vendosur maskat anti-COVID, të veshur me xhaketa dhe kapuç ngjyrë të zezë i janë afruar viktimës duke iu drejtuar me fjalët “mos lëviz vetëm na jep para”.

Gjykata ka njoftuar se viktima nga frika fillimisht ka ngritur duart lart e më pas i’u ka dhënë para në vlerë prej 1 mijë e 500 euro.

I pandehuri S.H., pasi i ka pranuar paratë së bashku me të dyshuarin tjetër, i cili ende ndodhet në arrati, janë larguar në këmbë nga pompa.

“Gjyqtarja e procedurës vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, ngase i pandehuri me qëndrimin e tij në liri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, po ashtu faktin se i pandehuri është kapur nga ana e organeve policore tri ditë pas kryerjes së veprës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës në Prizren.

Po ashtu, Gjykata ka bërë të ditur se i pandehuri ka deklaruar se ka kryer këtë vepër pasi që ka përdorur substanca narkotike,