Prapa grilave - Ilustrim

Paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për krim të organizuar

Gjykata Themelore në Prishtinë  ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve për krim të organizuar.

Sipas komunikatës së Gjykatës për media, pesë të dyshuarve  H. M., B. H., S. M.1., S.M.2, dhe L. M.,  për krim të organizuar u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për secilin veç e veç.

Veprat për të cilat ata dyshohen se kanë kryer janë pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, kontrabandim me migrantë dhe falsifikim i dokumenteve, potencohet në komunikatë.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Detaje rreth operacionit të policisë, arrestohet 12 persona për krim të organizuar