Paraburgim ndaj katër të dyshuarve për mundësimin e prostitucionit

Është caktuar masa e paraburgimit për A.M, A.R, K.K dhe K.K për shkak të dyshimit të bazuar se kanë  kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.

Në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër të pandehurve  e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovë.