Gjykata e Ferizajt - Foto: GjThF

Paraburgim dhe arrest shtëpiak ndaj të dyshuarve për kontrabandë dhe ryshfet

Gjykata e Ferizajt , ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve I.J. dhe B.J.

Ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj A.J. dhe L.J., ku të njëjtëve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Të pandehurit I.J. B.J., A.J., dhe L.J. dyshohet se në bashkëkryerje dhe në vazhdim kanë kryer veprën penale kontrabandimi i mallrave dhe veprën dhënia e ryshfetit.

Ata dyshohen se nga muaji nëntor deri më 20 shkurt 2020 në pikën kufitare Hani Elezit kanë bartur mallra – barna dhe artikuj tjerë ushqimor, duke shmangur kontrollin doganor.

Të pandehurit duke dhënë dhurata dhe përfitime tjera pasurore për zrytarët e Doganës dhe Policisë kanë kaluar vijën kufitare Kosovë Republikë e Maqedonisë, pa iu nënshtruar kontrollit doganor.

Pas urdhër kontrollit në veturat e tyre, në Han të Elezit janë gjetur dhe sekuestruar 60 paketime me mish peshku si dhe 4 paketime me mish derri.