Foto: Kallxo.com

Para vendimit të pritshëm, kryesia e LDK-së në pauzë

Një pjesë e anëtarëve të kryesisë së LDK-së kanë dalë nga mbledhja që po mbahet në selinë e partisë për një pauzë kafeje.

Anton Quni, Skender Hyseni, Gazmend Muhaxheri, Doruntinë Maloku dhe të tjerë kanë dalë nga mbledhja e kryesisë përderisa të tjerët janë duke qëndruar brenda saj.

Në rend të ditës për këtë mbledhje është edhe diskutimi për kandidaturën e mundshme të LDK-së për kryeministër të Kosovës.

Në media është përfolur kandidatura e Vjosa osmanit ndërkohë që raportohet edhe për rezistencë në mesin e anëtarëve të kryesisë ndaj kandidaturës së saj.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com