Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Para se të jepte betimin si presidente, Vjosa Osmani dha dorëheqje nga posti i deputetes dhe postet partiake
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme para se të votohej si kryetare e shtetit, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet e saj politike e partiake nga Iniciativa “Lista Vjosa”.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook këshilltari i Osmanit, Artan Murati.
“Presidentja e vendit, znj. Vjosa Osmani Sadriu, mbrëmë, para dhënies së betimit si Presidente, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike e partiake nga Iniciativa “Lista Vjosa””, ka shkruar Murati.
Ai ka bërë të ditur se Vjosa Osmani njëkohësisht ka dorëzuar edhe mandatin e deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës para dhënies së betimit si presidente e vendit, pas përfundimit të votimit.
Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme u zgjodh presidente e vendit.