Foto: Komuna e Kaçanikut

Para QKMF-së në Kaçanik vendoset tenda për të dyshuarit me coronavirus

Si shumë qytete në Kosovë, edhe Kaçaniku ka vendosur tenda para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dëshmorët e Lirisë”, për t’i trajtuar personat e dyshimtë për coronavirus.

“Kjo tendë do të shërbejë për tirazhimin e pacientëve të dyshuar me coronavirus”, thuhet në këtë njoftim.

Komuna ka shprehur falënderime për Kryqin e Kuq të Kosovës, dega në Kaçanik, për përkrahjen e vazhdueshme për QKMF-në.

Dy familje në Begracë, dhe një person në fshatin Bob të kësaj komune kanë qenë të dyshuar për coronavirus, por pas bërjes së analizave rezultatet dolën negative.

Deri më tani në Kosovë janë 19 persona janë raportuar të infektuar më coronavirus.