ILUSTRIM

Para false 100 euroshe, raportohen raste të reja në Polici

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë raportuar dy raste në Fushë Kosovë dhe në Gjilan për qarkullim të parave të falsifikuara.

Sipas Policisë në Fushë Kosovë një menaxher i pompës së derivateve ka pranuar 100 euro false.

“Ankuesi menaxher i pompës së derivateve, ka raportuar se nga një person i pa njohur, ka pranuar një monedhë prej 100 €, që dyshohet të jetë e falsifikuar”, njofton Policia.

Sipas Policisë rasti po hetohet nga njësitet kompetente.

Ndërsa në Gjilan, pronari i furrës së bukës ka pranuar një monedhë prej shumës së njëjtë, që dyshohet se është e falsifikuar.

“Ankuesi pronar i furrës së bukës, ka informuar se një klient kishte bërë blerje me një monedhë prej 100 euro, e cila dyshohet se është e falsifikuar”, thuhet në raportin policor.

Siç njofton Policia, monedha është konfiskuar nga njësiti i forenzikës.