Foto: Facebook / Qendra e Studentëve - Prishtinë

‘Paqja Studentore’ kërkon të ruhen gjësendet në Qendrën e Studentëve, pas shndërrimit në karantinë

Organizata ‘Paqja Stuentore e Universitetit të Prishtinës’ ka kërkuar nga Qendra e Studentëve, që të ruhen dhe sigurohen gjësendet e studentëve, pas shndërrimit në karantinë.

“Paqja Studentore kërkon nga ju që të gjitha gjësendet që janë larguar nga vendi i tyre përkatës, të ruhen dhe të merret përgjegjësi për çdo gjë send të humbur apo të dëmtuar të studentëve”, thuhet në kërkesen e kësaj organizate.

Gjithashtu, është kërkuar që të gjitha objektet e Qendrës së Studentëve, të ridezinfektohen para se studentët të rivendosen prapë si banues në dhomat e tyre.

Sot Qeveria ka marrë vendim që objektet dhe konviktet e Qendrës së Studentëve të shndërrohen në karantinë.

Qendra e Studentëve në Prishtinë dezinfekton konviktet