Papunësia në shifra, në Kosovë rreth 24% e popullit është i papunë

Në vitin 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë, papunësia ishte 45%, kurse në vitin 2020 papunësia ra në 24.5%.

Por megjithatë, Kosova vazhdon të jetë vendi me papunësinë më të lartë në Evropë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në vitin 2012 papunësia në Kosovë ishte 30.9%, në vitin 2013 ishte 30%, në vitin 2014 ishte 35.3%.

Në vitin 2015 sipas ASK-së, ishte 32.9%, në vitin 2016 papunësia ra në 27.5%, në vitin 2017 u ngrit në 30.5%, në 2018 29.6%, në vitin 2019 25.7%.

Kurse deri në shtator të vitit 2020 papunësia ishte 24.6%.

Ndërsa për vitet 2010 dhe 2011 mungojnë të dhënat/REL/