Papa Françesku - Foto: REL/Reuters

Papa Françesku do të vaksinohet për COVID-19 javën tjetër

Papa Françesku tha të shtunën se kishte në plan të bënte një vaksinim për COVID-19 që në javën e ardhshme dhe u kërkoi të gjithëve që të vaksinoheshin, për të mbrojtur jo vetëm jetën e tyre por edhe të të gjithë të tjerëve. 

“Unë besoj se etikisht të gjithë duhet të marrin vaksinën”, tha Papa në një intervistë për stacionin televiziv Canale 5. “Është një zgjedhje etike sepse ju po rrezikoni me shëndetin tuaj, me jetën tuaj, por gjithashtu jeni duke rrezikuar edhe jetën e të tjerëve. ” 

Qyteti i Vatikanit, ka thënë se së shpejti do të nisë fushatën e vet të vaksinimit kundër koronavirusit. 

“Javën e ardhshme, ne do të fillojmë ta bëjmë këtu, në Vatikan dhe unë e kam rezervuar vetë. Duhet të bëhet”, tha Papa, raporton Reuters.