Papa Françesku

Papa Françesku bën thirrje për sigurim të vaksinës kundër COVID-19 për të gjithë

Papa Françesku u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë që të sigurojnë qasje të pakufizuar në vaksinat kundër COVID-19 për të gjithë.

Në fjalimin e Ditës së Krishtlindjes, i mbajtur për herë të parë virtualisht, Papa u vu kundër vendosjes së “mureve” në trajtim shëndetësor, raporton BBC.

Pandemia bëri që këtë vit mesazhi vjetor “Urbi et Orbi” nuk u dha nga ballkoni në Bazilikën e Shën Pjetrit për turmat e mëdha të njerëzve siç është tradita.

Në vend të kësaj Papa foli nga një foltore në një dhomë brenda Vatikanit.

Paralajmërimi i Papa Françeskut vjen mes shqetësimeve se vendet më të pasura po blejnë doza joproporcionale të vaksinave në dëm të atyre më të varfërve.

“Biri i Zotit le të ripërtërijë te udhëheqësit politikë dhe të qeverisë një frymë bashkëpunimi ndërkombëtar, duke filluar me kujdesin shëndetësor, në mënyrë që të gjithëve t’i sigurohet qasje në vaksina dhe trajtimi”, tha ai.

“Përballë një sfide që nuk njeh kufij, ne nuk mund të ngremë mure. Të gjithë jemi në të njëjtën varkë.”

Duke iu drejtuar problemeve të tjera në botë, Papa bëri thirrje për paqe dhe pajtim në Siri, Jemen, Libi, Nago-Karabak, Sudanin e Jugut, Nigeri, Kamerun dhe Irak.

Ai do të vizitojë Irakun në mars, i cili që do të ishte udhëtimi i parë i tillë në një vend të shkatërruar nga lufta nga një Papë.