Paniku nga coronavirusi - Për dy ditë rreth 450 mijë kg miell kanë hyrë në Kosovë

Me t’u konfirmuar rastet e para me coronavirus në Kosovë, shumë qytetarë i’u bashkuan radhëve të gjata për t’u furnizuar me miell për të siguruar rezerva nëpër shtëpitë e tyre, duke shtuar kështu nevojat e importit.

Ndërkohë, të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se përgjatë dy ditëve në Kosovë kanë hyrë gjysmë milioni kilogram miell.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka bërë të ditur për KALLXO.com se Kosova ka importuar 440 mijë kilogram me vlerë 151 mijë euro.

Në anën tjetër, qytetarë të shumtë po vazhdojnë që çdo mëngjes të presin në radhë në mullinjtë për të blerë miell.

Kjo prej kur janë paraqitur rastet e para me coronovavirus në Kosovë, më 13 mars, qytetarët e vendit kanë filluar që të blejnë gjëra ushqimore e t’i reduktojnë daljet në publik.

Gjithashtu, si pasojë e situatës së krijuar, qytetarët janë ankuar për rritjen e çmimit të miellit nga bizneset.

Qeveria ka vendosur që t’i mbyllë edhe hyrje-daljet në pikat kufitare si një nga masat për parandalimin e përhapjes së mëtejme të pandemisë.

Nga 13 marsi, deri më sot, në Kosova janë shënuar 21 raste të prekura me coronavirus. Vendet që kanë shënuar rastet me coronavirus janë; Vitia, Klina, Malisheva, Podujeva, Gjakova dhe Lipjani.

Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik.

Sllatinë, nga ora 6:00 e mëngjesit qytetarët në radhë për miell

Drenas, qytetari bleu miell me çmim të ngritur, inspektohet biznesi